Përvoja e punës zhvillon shkathtësitë e nxënësve për punësim

Data e Publikimit 06 Prill 2020

Rron Qirezi, nxënës në gjimnazin ‘’Xhevdet Doda’’ në Prishtinë, aktualisht është duke vijuar praktikën si asistent i ligjëruesit në Shkollën Digjitale. Vitin e kaluar shkollor, Rroni vendosi që t'i bashkohej klubit të karrierës, me qëllimin që të përforcojë shkathtësitë e tij të buta. Rroni është njëri nga nxënësit që organizon fjalime motivuese për nxënësit e klasave të 11-ta dhe 12-ta në shkollën e tij që t'i ndihmojë ata të jenë të motivuar për të gjetur saktësisht atë që duan të studiojnë. Ai thotë se është më vendimtar dhe i aftë të arrijë objektivat e tij kur punon brenda një ekipi.

"Kam mësuar se një udhëheqës i mirë duhet të përfshijë të gjithë anëtarët e ekipit në çdo proces të vendimmarrjes, dhe vetëm atëherë mund të arrihen vendimet e duhura".

Gjatë punëtorisë për "Menaxhimin e rrjeteve sociale.” Shkurt 2020

Përveç punës së tij vullnetare në shkollë, Rroni dëshironte të fitonte përvojë nga bota e vërtetë e punës. Ai filloi praktikën e tij në Shkollën Digjitale në shkurt të vitit 2020. Rroni mendon se ai tani e kupton ndryshe rolin e mësimdhënësit në klasë. Asnjëherë më parë nuk e kishte menduar se sa përgatitje kërkon një orë mësimore dhe sa energji shpenzojnë mësimdhënësit për t'u siguruar që të gjithë nxënësit e kuptojnë mësimin. Rroni mezi pret të marrë pjesë në orët mësimore me mentorin e tij në Shkollën Digjitale, pasi ai mendon se ka ende për të mësuar dhe se kjo do t'i sjellë shumë dobi në aspektin e ambicieve të tij për t’u bërë ligjërues në të ardhmen.